Memorandum me BIK’un, qe cilët imamë zgjedhen tash e tutje

Zavendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, ka thanë se janë në prag të nënshkrimit të memorandumit më Bashkësinë Islame të Kosovës, i cili ka me mundësue përzgjedhjen e imamëve dhe përcaktimin e ligjëratave në përputhshmëni me Kushtetutën e BIK’ut, që me u evitue ligjëratat dhe literatura nga rrymat ekstreme.

“Kemi refuzue me ba kompromise me parimet dhe standardet demokratike në kohnat ma të vështira. Asnjiherë nuk jemi përkulë para tutës, urrejtjes apo terrorit. Prandaj nuk kemi me ba as tash. I qëndrojmë besnikë parimeve demokratike, paqes dhe tolerancës ndërfetare, si shoqni kemi me tejkalue këtë kërcënim. Jemi shembull se qysh jetohet e veprohet në harmoni me njani-tjetrin”, ka thanë zv/ministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj.

Çelaj ka thanë se siguria globale sot kërcënohet nga ekstremizmi dhe radikalizmi i dhunshëm.

“Ekstremizmi dhe radikalizmi i dhunshëm që shpjen në terrorizëm, sot, përbajnë njanin nga kërcënimet ma të theksueme ndaj sigurisë globale, jetës njerëzore dhe paqes demokratike. Rreziku asht ba global. Asnji vend nuk mundet me qenë imun nga potencialet për shkatërrim që bartë kjo sfidë”, theksoi Zavendësministri, Lirak Çelaj.

Ai ka shtue se kjo dukuni është shumë e rrezikshme për të rijtë, të cilët munden me qenë pre e frymës vrastare që sjellë.

Këto deklarime ai i bani gjatë pjesëmarrjes në gurpin punues qeveritar për Vlerësimin vjetor të implementimit të strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpjen në terrorizëm, që u mbajt në Pejë.