Merkel hap zyrtarisht fushatën zgjedhore në Gjermani

Angela Merkel filloi zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 24 Shtatorit, e ftueme në bastionin e socialdemokratëve Dortmund. Ky ishte takimi i parë elektoral i kancelares. 50 të tilla janë planifikue.

Edhe gjashtë javë, gjermanët votojnë për parlamentin e ri. Ka ardhe koha që edhe kryetarja e partisë kristiandemokrate, CDU, e kancelarja e Gjermanisë,me fillue zyrtarisht fushatën zgjedhore.

Për me startue fushatën, ajo zgjodhi pikërisht hollin e Vestfalenit në Dortmund, që njihet si bastion i socialdemokratëve./Deutsche Welle