Merkel i kërkon Rusisë me ‘i çue selam’ Assadit

putin merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i bani thirrje Rusisë që të shfrytëzojë ndikimin e saj te Qeveria siriane dhe t’ju jepet fund bombardimeve shkatërruese në Alepo.

‘Me ligjin ndërkombëtar, nuk ka bazë për bombardimin e spitaleve, për bombardimin e mjekëve dhe për të shkaktue dame të qëllimshme. Asht e tmerrshme ajo që po ndodh në Siri. Duhet të bajmë gjithçka të mundun për të arritë armëpushim. Rusia ka shumë ndikim te presidenti sirian, Bashar al-Assad. Këto krime mizore duhet të marrin fund’, tha Merkel.

Zadhënësi i saj, Steffen Seibert, rezufoi të përjashtojë sanksionet e mundshme kundër Rusisë për rolin e saj në konfliktin në Siri.

Ushtria ruse dhe ajo siriane, që disa javë, janë tue bombardue zonat e kontrollueme nga rebelët në Aleppo. Atje vazhdojnë të jetojnë mbi 250,000 civilë.