Merkel uron Haradinajn: Keni detyra të randësishme para vetes

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka urue Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
 

Në urimin e zojës Merkel të publikueme në webfaqen e kancelares thuhet se Kryeministri Haradinaj dhe Qeveria e tij kanë detyra të randësishme dhe të vështira para vetes.

“Ndërtimi i shtetit, përmirësimi i gjendjes ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufinit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupcionit dhe krimit të organizuem kërkojnë vëmendje.

Këto janë hapa kyç drejt forcimit të perspektivës europiane të Kosovës.

Qeveria federale ka me vazhdue t’ju mbështesë në këtë rrugë. Ju uroj fat dhe sukses për mandatin tuej të dytë.

Sinqerisht:

Angela Merkel

Kancelari Federal i Republikës Federale të Gjermanisë”, thuhet në fund të urimit.

 

 

Shperndaje në: