Merkel e merr nji urim për fitore nga Isa Mustafa

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa, ka dal në përkrahje të Angela Merkelit dhe i ka ba thirrje shqiptarëve që jetojnë në Gjermani me dalë e më votue.

Reagimi i Mustafës ka ardh mbas pozicionimit të Vetëvendosjes kundër Merkelit dhe CDU’s.

 

 

Reagimi i Mustafës:

 

Të nderuar qytetarë

Anëtarë e simpatizantë të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcjellur me kujdes të veçantë fushatën zgjedhore në Gjermani, duke pas parasysh kontributin e jashtëzakonshëm të këtij shteti mik për Kosovën si dhe relacionet e miqësisë të shumanshme ndërmjet dy vendeve.

Përgëzojmë të gjitha subjektet politike gjermane për fushatën e tyre.

I urojmë sukses në zgjedhjet e së dieles Unionit Kristian Demokratikit (CDU) të kryesuar nga Kancelarja Angela Merkel, si parti simotër në kuadër të Partisë Popullore Evropian (EPP), duke shprehur konsideratat më të larta për rezultatet historike që janë arritur në Gjermani si dhe përkrahjen e pazëvendësueshme që është ofruar për Kosovën dhe rajonin, nën lidershipin e Kancelares Merkel dhe CDU-së.

Ftojmë bashkatdhetarët tanë të jenë pjesë e procesit zgjedhor në Gjermaninë mike, e cila ka kontribut të jashtëzakonshëm në pavarësinë, si dhe në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës.

 

Shperndaje në: