Merr fund maratona, ikën liderët pa thanë asnji fjalë!

Mbas ma shumë se katër orë bisedash ndërmjet liderëve të PAN’it, AKR’s dhe Listës Serbe ka përfundue takimi.

Asnji prej pjesëmarrësve në këtë takim nuk ishte i gatshëm me thanë të paktën nji fjalë para mediave të shumta që po qëndronin në hymje të nji hoteli në kryeqytet.

Ata tinëz ikën nga hoteli pa tregue nëse janë pajtue për ndamjen e ‘kulaçit’ apo ende ka mosmarrëveshje ndërmjet Listës Serbe dhe koalicioneve tjera shqiptare.