Mesazhi i çuditshëm në Twitter: A asht vra punëtori i CIA’s n’Rusi?

Mediat angleze raportojnë se besohet se asht vra nji ish-punëtor i CIA’s, Edward Snowden, i cili iku në Rusi mbs nji rrjedhje të dokumenteve sekrete të sigurisë amerikane në vitin 2013.

Por, teoricienët e konspiracionit besojnë se Snowden mundet me qenë i vdekun, mbasi llogaria e tij në Twitter, simbas tyne dërgoi dy mesazhe tê mshefta.

Ajo çka ai ka shkrue në Twitter nuk ka kuptim në shikim të parë, mirëpo teoricienët besojnë se ka.

Ai asht nji kod që përmban 64 karaktere.