Mesic zbulon nji bisedë sekrete që kishte me Miloshevic’in

Presidenti i fundit i Jugosllavisë, Stjepan Mesic, në nji intervistë për gazetën Standard të Austrisë, rrëfen se si nisën luftat në Jugosllavi.

Ai thotë se bota nuk e mori seriozisht projektin e Slobodan Miloshevic’it.

Mesic, që ishte President nga Qershori deri në Dhetor të vitit 1991, thotë se e dinte se do t’ishte Presidenti i fundit, mbasi ai model nuk kishte me funkcionue.

Kjo për shkak se Miloshevic kërkonte me krijue Serbinë e madhe.

Mesic thotë se tue dëbue 2 milionë shqiptarët e Kosovës në Maqedoni dhe Shqipni, ai kërkonte me destabilizue Shqipninë dhe Maqedoninë.

“Ai ishte i bindun se në këtë mënyrë ka me mashtrue komunitetin ndërkombëtar, tue e shit veten si burri ma i fortë në rajon, që mundet me stabilizue Maqedoninë dhe Shqipninë”. Më pas ai rrëfen nji takim me Miloshevic’in.

“Kam pas nji bisedë me të në nji takim të presidiumit, gjatë nji darke normale. I thashë: Ngo Slobodan, plani yt nuk asht Jugosllavia, por Serbia e Madhe. Por kujdes, sepse sa ma shumë të zgjasë kjo, aq ma i madh ka me qenë dami, sidomos për serbët. Kjo për shkak se Serbia do shihet si fajtorja kryesore në këtë konflikt dhe bota nuk ka me ju pa me sy të mirë, ka me ju tregue me gisht. Ty kanë me të varë serbët në rrugën Terazije në Beograd. Miloshevic ishte ulë me nji cigare dhe me wiski përpara dhe më shihte. Më pas i thashë: Slobodan, kam nji lutje për ty. Ai më tha: Le ta ndigjojmë! I thashë, kur  të varin ty aty, ke me mendue për mue dhe unë ka me mendue për ty. Dhe Miloshevic më tha: Ta shohim se kë do të varin”. I pyetun nga gazetarja nëse e ka pa persëri atë, Mesic thotë: “Po, në gjyqin e Hagës, ai si i akuzuem dhe unë si deshmitar. Dhe i thashë: A të kujtohet biseda jonë?”.