Meta priti Haradinajn, kjo asht tema e diskutimit (foto)

Presidenti i Republikës së Shqipnisë Ilir Meta priti sot Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë në Tiranë në cilësinë e kreut të Qeverisë.

Presidenti Meta e uroi zotni Haradinaj për krijimin e qeverisë së re të Kosovës si dhe për detyrën e randësishme si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

 

Kjo asht komunikata nga Presidenca e Shqipnisë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Ramush Haradinaj.

Presidenti Meta e uroi zotin Haradinaj për krijimin e qeverisë së re të Kosovës si dhe për detyrën e rëndësishme si kryeministër i Republikës së Kosovës.

Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës, në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare si edhe forcimit të perspektivës së saj evropiane.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, shkencore, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona.

Presidenti Ilir Meta përshëndeti gatishmërinë e Kryeministrit Haradinaj dhe qeverisë së re të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si një proces pa alternativë dhe në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si një element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në gjithë rajonin, duke theksuar se Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane.

Presidenti Ilir Meta vlerësoi marrëdhëniet e NATO-s me Kosovën, si dhe rëndësinë e ruajtjes së një pranie substanciale të KFOR-it, për garantimin e një mjedisi të sigurt jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.