Michelle ja jep nji lajm të mirë Hillary’t

Zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama, në nji intervistë për Tom Joyner, ka thanë se votimet e hershme po shfaqin sheja të mira për Hillary Clintonin, mbasi hispanikët kanë dalë me të madhe në votime.

“Këto zgjedhje janë të randësishme sepse kanë të bajnë për trashëgiminë dhe progresin e punëve që ende kemi për me i ba”, ka thanë Michelle Obama.