Micunovic: Harroni mitin “Kosova asht e jona!”, ajo ka me hy në OKB

Doajeni i politikës serbe, Dragolub Micunovic, doktor i filozofisë, deputet në Parlamentin serb, themelues i Partisë Demokratike bashkë me Zoran Djindjic’in, demaskon politikën e kryetarit serb, Aleksandar Vucic. Ai ka dhanë mendimin e tij lidhun me deklaratat e Vucic për dialog të mbrendshëm serb për Kosovën.

Micunovic, thekson se nuk sheh parakushte të mira për zhvillimin e debatit në Serbi për Kosovën për shkak se Vucic nuk ka lejue ndërtimin e nji ambienti demokratik. Vullneti i tij asht imponues, fjala e tij tingëllon si diktat dhe jo si apel për kuvendim. Politikani serb përkujtoi se që në fillim të viteve ’90 kishte ba apel për dialog me shqiptarët e Kosovës.

Simbas profesorit Micunovic tregimi për Kosovën si territor i Serbisë, si “krahinë e jona jugore në kuadër të Serbisë” ka marrë fund, s’mundemi me kthye asnji preambulë. Kjo çashtje, shtoi ai, asht ndërkombëtarizue që moti, Kosova ka ndërtue institucionet themelore shtetnore, asht pranue prej rreth 100 shteteve, Edhe pse asht nën protektorat të OKB dhe BE, natyrisht që asht e qartë që tash se, atë shtet diqysh kanë me futë në Kombet e Bashkueme, shkruen dialogplus.

“Në Serbi kanë fillue ta kultivojnë njifarë gjendje të “ngrimë” të problemit, tue dëshirue fatin e Qipros, natyrisht nji dëshirë iluzore. Megjithatë, gjendja e paqartë iu ka konvenue ‘afaristëve’ në të dy anët, sepse përparësia e shmangies së tatimit dhe TVSH asht kthye në përfitim ekstra. Kosova asht shendrrue në njanin prej destinacioneve tona ma të zhvillueme për eksportimin e mallit tonë, kryesisht ushqimit. Krejt kjo asht ba kryesisht në kufi të kontrabandës dhe ka krijue pasuni për ‘tajkunët’ (biznismenët) e etabluem në partitë në pushtet.