Migjen Kelmendi promovon ribotimin e librit “Gjurmet LONG PLAY”

Libri i cili sjell kontekstin kulturor, politik e shoqnor te kohes kur grupi “Gjurmet” ka veprue, “Gjurmet Long Play”, me autor liderin e grupit Migjen Kelmendi, promovohet kete t’Ejte, me 21 Shtator, ne kafeterine Dit’ e Nat’.

Libri n’Anglisht e n’Gegnisht ka qene pjese e nji kutie multimediale me CD, harte te qytetit, poster e artefakte tjera qe ishte botu ne vitin 2001.

Para ambeltores "Elida" ne Pallatin Boro e Ramizi
Para ambeltores “Elida” ne Pallatin Boro e Ramizi, 1985

Te Ejten promovohet ribotimi i po ketij libri, qe u mundesue me ndihmen gjeneroze te Fondacionit “Un e du Kosoven”, si botim i Java Multimedia Production dhe vjen me nji standard te nalte hard-cover, me shume foto kolor e bardh-e-zi, shtypun ne Vjen.

Si asht jetue, si asht dashunue, si asht knue e si jane veshe e cullakue, si asht shkrue e fole ne kohen kur grupi Gjurmet i ka krijue kanget e veta ne ish Jugosllavi. Ku mbeti lumi i Prishtines, ku mbeten serbet dhe serbët me te cilet shqiptaret kishin jetue bashke, qysh u ‘ngrine’ e u ‘koçiten’ kur vdiq Josip Broz Tito, qysh u pa shembja e Jugosllavise se Titos ne skenen e rock’n’rollit, ku humben traktorat “Ferguson”, çka u ba me kredite 1 me 3, e shumeçka qe e ka determinue kohen kur Migjeni, Bekimi, Tomorri, Petriti e Armando bajshin rock.

Parathaniet per ribotimin e librit “Gjurmet Long Play” i kane shkrue Chris Keulemans (shkrimtar dhe ish drejtor i Qendres Kulturore ne Amsterdam “De Balie”), Shkelzen Maliqi (filozof) dhe Ragip Luta (ish gazetar i seksionit shqip BBC.)

I ftuem nderi i Migjen Kelmendit ne promovimin e librit asht nji nga emnat e medhej te rockut kosovar – Nexhat Macula.

Eventi asht i hapun.

Kafeteria Dit’ e Nat’. E Ejte, 21 Shtator, n’oren 19:00

Shperndaje në: