Mikullovci e Rugova, me mision të veçantë më 3 Gusht (foto)

Ish-delegati që ka votue Deklaratën e 2 Korrikut në rrethana të jashtëzakonshme, Adem Mikullovci, më 3 Gusht, jo vetëm që do t’i kthehet Kuvendit të Kosovës, por do ta ketë edhe nji detyrë të veçantë.

Rendi e do, që ai si deputeti ma i vjetër me kryesue seancën konstituive të Legjislaturës së Gjashtë.

Krah tij duhet me qenë e bija e ish- Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Teuta.

AktivPress mëson se mbas regjistrimit të 116 deputetëve, Mikullovci dhe Rugova kanë dalë me qenë personat që simbas Rregullores së Punës së Kuvendit duhet me kryesue seancën.

Seanca e 3 Gushtit, po pritet me dilema të mëdha nëse koalicioni PAN i ka votat e nevojshme për me votue Kryeparlamentarin.

Kuvendi, simbas Kushtetutës, duhet m’u konstitue mbrenda 30 ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga ana e KQZ’s.

Kjo datë skadon më 6 Gusht.

 

ademi