Mikullovci kallxon se qysh ka me thirrë tash e tutje seancën

Sot dështoi seanca e pestë e konstituimit të Kuvendit.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve po pretendohet se nuk i ka numrat për kandidatin e Kryetarit të Kuvendit, nji gja e tillë po banë që të ketë dështime të seancave të njimbasnjishme.

Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci i ka thanë lajmi.net, se nuk ka me thirrë ma seancë deri sa partitë apo koalicionet të jenë gati, m’u deklarue se i kanë numrat.

Mikullovci ka thanë, se asht i detyruem me thirrë seancën kur PAN’i i ka sigurue numrat dhe i ka plotësue kushtet m’u thirrë seanca.

Mikullovci tha, se deri tash nuk ka asnji datë se kur do të ketë seancë, mirëpo tha, se kushdo që bahet gati duhet me lajmërue atë fillimisht.