Mikullovci për PAN’in: Kërkesën për seancë ta bani me shkrim

Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci ka kërkue nga PAN’i që në mënyrë zyrtare me ju drejtue Kuvendit të Kosovës me kërkesën për mbajtjen e seancës më 24 Gusht.

Ai tha se nji kërkesë e tillë duhet m’u ba me shkrim.

Ndërkaq, shefi i Grupit parlamentar të PDK’s, Enver Hoxhaj tha se kërkesën kanë me ba edhe me shkrim.

Ai tue replikue me të pranishmit, ju drejtue Mikullovcit se “kush jeni ju të na ndaloni të mbahet seanca më 24 Gusht dhe të shihni se a kemi me mbajtë fjalën”.