Mimoza i bjen pishman, a ka vendos me ju kthy Gjakovës!

Mimoza Kusari- Lila ka vendos me garue për postin e kryetares së komunës së Gjakovës nën siglën e subjektit të saj politik, Alternativa, të cilin ajo e ka themelue bashkë me Ilir Dedën.

Lajmin për kandidimin e saj e ka konfirmue vetë Kusari-Lila.

“Përkundër shumë vështirësive të trashëgueme nga qeverisjet e shkueme dhe shumë arritjeve të mëdha në qeverisjen aktuale dhe sukseseve për realizimin të projekte strategjike për Komunën e Gjakovës gjatë qeverisjes tonë, vendosa që asht e domosdoshme vazhdimësia për realizim të suksesshëm të projekteve kapitale në vlerë 42 milionë Euro, projekte këto që nuk janë investue në Gjakovë për katër dekada ma parë”, tha Kusari- Lila në nji deklaratë për KALLXO.com