Minesota, shpërthim në nji xhami

Në shtetin federal amerikan, Minnesota, sot ka ndodhe nji shpërthim në xhaminë e qytetit Bloomington në afërsi të Minneapolisit, me ç’rast asht damtue nji pjesë e hapsinës dhe ka dalë tym, por fatmirësisht nuk ka të lënduem, transmeton AP.

Shefi i policisë në Bloomington Jeff Pots, deklaroi se prokurorët kanë nise hetimet për me gjete shkaktarin e shpërthimit në qendrën e komunitetit mysliman Dar al Faruk.

Policia njoftoi se shpërthimi ka ndodhe rreth orës 5:05 simbas kohës lokale.

Asad Zaman, drejtori egzekutiv i Shoqnisë myslimane-amerikane në Minnesota, tha në nji konferencë për media se shpërthimi ka ndodhe gjatë lutjeve të mëngjesit.

Shpërthimi ka ndodhe në zyrën e imamit. Me këtë rast, asht thye nji dritare. Zaman tha se dyshon se bomba asht hedhe në zyrë përmes dritares.