Ministri Hoxhaj me deklaratë të fortë: Jemi të shqetësuem nga afrimi i Tiranës me Beogradin

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka ba nji deklaratë të fortë për atë se çfarë po ndodh mes Shqipnisë dhe Serbisë.

Ai ka thanë se asht i shqetësuem me afrimin e Tiranës zyrtare me Beogradin, tue shtue se Serbia fillimisht duhet me kërkue falje që me ndodhë pajtimi me Kosovën.

“Jemi të shqetësuem për shpejtësinë e afrimitetit të Tiranës dhe Beogradit. Serbia duhet me kërkue falje dhe pajtim me Kosovën dhe Tirana nuk duhet me vrapue drejt takimeve në Beograd pa i dakordue axhendat me Kosovën. Takimi i fundit i Kryeministrit Rama ishte i tillë”, ka thanë Hoxhaj në Top Channel.