Ministria rekomandon që punëtorët mos me dalë në punë në Maqedoni

Enti për punë Hidrometeorologjike njoftoi se nga sot e deri të Shtunën, Maqedonia ka m’u përfshi nga faza e portokallit.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon m’u lirue nga marrëdhania e punës gratë shtatzana, të smutë kronik dhe të moshuemit mbi 60 vjet.

Punëdhanësve ju rekomandohet me riorganizue orarin e punës me qëllim që të mos dilet jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00, të mos mbahen aktivitete sportive jashtë nga ora 11:00 deri në 17:00 dhe po ashtu në periudhën e njajtë, çerdheve për fëmijë u rekomandohet që të mos i mbajnë fëmijët jashtë për ndonji aktivitet fizik.