Mllefi ndaj koalicionit PAN-AKR: A e trilloi kompania “Koha” nji egzod të ri të kosovarëve?

Raportimet e disa mediave se kosovarët po largohen masivisht nga vendi, për shkak të koalicionit të djeshëm ndërmjet PAN dhe AKR’s, po cilësohen si dezinformata.

Ylber Çitaku, Drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka thanë për Gazetën Express se me linjat e rregullta janë largue vetëm disa udhëtarë që kanë qenë nëpër shtëpitë e tyne për festën e Bajramit. Madje, edhe në fotografitë e publikueme mbramë mbas transmetimit të këtij lajmi, shihet se Stacioni i Autobusëve ka qenë i zbrazët.

Edhe pse tri vjet ma parë Kosova u përball me ikje masive të qytetarëve, e sidomos të të rijve nga vendi, në kërkim të nji jete ma të mirë, nji situatë e ngjashme mohohet të jetë tue ndodhë në këtë periudhë, kur ende nuk janë formue institucionet.

Mbramë në emisionin “Interaktiv” të KTV’s, gazetari Xhemajl Rexha, tue komentue disa pamje nga stacioni i autobusëve, ku shiheshin nji numër jo i madh qytetarësh, ka thanë se në vend ka fillue nji valë e re largimesh drejt Perëndimit.

Gazetari i KTV’s, këtë “largim masiv” e ka ndërlidhë me marrëveshjen PAN-AKR, që simbas tij, ka nxitë shpërnguljen. Portali, i kompanisë Koha, madje lajmin e ka ilustrue me fotografi të vjetra, të tre viteve ma parë, kur qytetarët ishin largue masivisht.

Por, krejt kjo, asht mohue nga Ylber Çitaku, drejtori i stacionit të autobusëve.

Çitaku ka sqarue për Gazetën Express se nuk ka gja të vërtetë në këtë situatë, megjithatë thotë se për korrektësi, nji ditë mbas festës së Bajramit ka pasë diku rreth 15 udhëtarë ma shumë që janë nisë për vende tjera.

“Unë mendoj që ma shumë janë intriga sesa që mundet me pas diçka të vërtetë. Për korrektësi, nji ditë mbas festës se Bajramit ka pas diku rreth 15 udhëtarë kanë qenë ma shumë se zakonisht, por ajo mundet me qenë që kanë qenë punëtorë që punojnë nëpër furra në Vojvodinë ose kah pjesa e Hasit, përndryshe çdo gja ka qenë normale, nëse e kishim bo nji krahasim të tille p.sh për linjën në Beograd ose Gjermani që udhëtojnë çdo dite. Atë ditë për Gjermani kanë qenë 20 autobusa vetëm të Barileves por këto janë më shume fjalë dhe dezinformata, por ne nuk kemi informacion të tillë”, asht shpreh╒ Çitaku.

 

Për krejt këtë situatë, Policia e Kosova ka thanë për Express se nuk ka asgja zyrtare rreth raportimeve për ikje.

Daut Hoxha, zadhanës i Policisë ka thanë se nuk duhet krijue panik, derisa ka sqarue se për detaje ma shumë ka me u informue nga departamenti i kufinit nëse ka pasë dalje të tilla.

 

Shperndaje në: