Mogherini ia kujton Pacollit dy kushtet e BE’s për liberalizmin e vizave

Përfaqësuesja e naltë e BE’s për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, asht takue sot në Bruksel me ministrin e punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ajo ka njoftue se ndër temat e diskutimit ishte agjenda e Kosovës në integrimet europiane, liberalizmi i vizave dhe dialogu me Serbinë i lehtësuem nga Bashkimi Europian.

Mogherini me këtë rast ka ritheksue se Qeveria e Kosovës duhet me i përmbushë dy kriteret e mbetuna për liberalizmin e vizave, ratifikimin i Demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimi i krimit të organizuem dhe korrupcionit, transmeton KosovaPress.