Mogherini: Qe për çka jemi marrë vesh

Përfaqësuesja e naltë e BE, Frederica Mogherini, ka kumtue se në bisedë me presidentët e Kosovës dhe të Serbisë janë marrë vesh se marrëveshja mbi gjyqësinë ka me u realizue krejtësisht deri më 17 Tetor.

“Puna për këtë ka me u vazhdue edhe javëve të ardhshme”, ka theksue Mogherini dhe ka shtue se, Thaçi dhe Vucic janë marrë vesh që të zbatohen “hapat konkretë” për aplikimin e marrëveshjes mbi gjyqësinë, e cila asht arritë në dialog me ndërmjetësimin e BE”, u shpreh ajo.

“Dy presidentët kanë konfirmue se marrëveshja mbi gjyqësinë ka me u aplikue në tanësi deri më 17 Tetor”, pretendon Mogherini.

“Në këtë mënyrë, gjykatësit, prokurorët dhe stafi gjyqësor kanë me u kyçë krejtësisht në sistemin gjyqësor të Kosovës”, ka thanë përfaqësuesja e naltë dhe ka shtue se “kyçja e personelit gjyqësor ka me i mundësue gjyqësorit me u zbatue në krejt Kosovën e sidomos në rajonin e Mitrovicës”.