Mogherini sot vjen në Shqipni

Përfaqësuesja e Naltë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka me vizitue sot Shqipninë.

Ajo do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe mbas takimit do të mbajë nji konferencë për media.

Takimi, simbas nji komunikate për media të drejtorisë së informacionit të Kryeministrisë do të zhvillohet n’orën 19:00, në kabinetin e Kryeministrit.