Momenti kur bandat e drogës rrxojnë helikopterin e policisë në Rio (video)

Bandat e drogës kane rrxue me breshni armësh, helikopterin e policisë në Rio de Janeiro ku kanë vdekë katër policë. Në pamjet dramatike të aksidentit, munden me u ngue të shtana të vazhdueshme para se helikopteri të bjen nga qielli në mënyrë të papritun.

Helikopteri ishte tue i dhanë mbështetje nga ajri nji operacioni policor kundër bandave të drogës në Favela, shkruen “BBC”.,

Ka pasë disa përleshje gjatë ditës mes policisë dhe bandave kriminale që veprojnë në zonë.

Zjarrfikësit larguen trupat e viktimave nga rrënojat, të cilat munden me u pa në pamjet e filmueme nga zyrtarët policorë.