Momenti kur italiani tenton me vra me thikë shqiptarin

Nji shqiptar dhe e dashuna e tij rumune i kanë pshtue nji tentative vrasje. Ngjarja ka ndodhë në Piazza San Giovanni në Firence të Italisë.

Policia italiane ka arrestue 33 vjeçarin Alessandro Greco, si autor të dyshuem të kësaj ngjarje. Simbas mediave italiane, Greco ka tentue me goditë me nji thikë kuzhine shqiptarin, i cili ishte në shoqninë e të dashunës së tij, por ka hasë në rezistencë.

Nga ky sulm ka mbetë e plagosun e dashuna e shqiptarit, e cila u dërgue në spital për me marrë ndihmë mjekësore, mbasi ishte goditë në krye dhe kishte shumë gjakderdhje.