Momenti kur kryeministri turk përlotet për grushtin e shtetit

Ky nuk asht nji moment aspak i lehtë. Me pa nji kryeministër derisa përlotët kur fol për grusht-shtetin që u organizue në Turqi, rrallë herë asht pa.

Kryeministri turk Binali Yildirim tue folë për grusht-shtetin e dështuem në Turqi, asht përlotë, derisa ka kallxue për pyetjen që nipi i tij ja kishte drejtue atij.

Ai ka thanë se e kishte të vështirë me ja shpjegue nipit të tij se çka realisht po ndodhte atë natë në Turqi.

“Nipi im 12 vjeçar më pyeti: Gjysh, a nuk janë këta ushtarët tanë? Pse i vrasin njerëzit? Unë nuk s’kam mujt me ju përgjigjë kësaj pyetje”, tha Yildrim.