Momenti prekës: E mëson se grueja dhe djali i tij janë viktima në Nice

Ky asht momenti kur nji babë mëson se djali i tij 4 vjeç dhe bashkëshortja e tij ishin viktima të masakrës në Nice.

Tahar Mejri po kërkonte dëshpërimisht në qytet trupin e djalit të tij Kylian mbasi trupi i grues së tij Olfa Bent Souyah Khalfallah u gjet i pajetë nga masakra.

E tana se çka u gjet nga djali i tij pranë skenës së ngjarjes ishte skuteri i djalit. Baba i dëshpëruem nga lajmi i keq bërtiste: “Të dy, të dy”, jashtë spitalit Pasteur në veri të qytetit.

Djali dhe grueja e tij janë në mesin e 84 njerëzve që humbën jetën, kur sulmuesi Lahouaiej Bouhlel mori përpara me nji kamion turmën me njerëz që ishin mbledhë në shëtitore për me festue “Bastille Day”.