Mos-aplikimi i Kosovës n’Interpol shpallet fitore në Serbi

Në sajë të përpjekjeve diplomatike të cilat i kanë ba zyrtarët ma të naltë serbë, kryesisht MPB e udhëhequn nga Nebojsha Stefanovic, Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt ju asht ba e qartë se nuk ka asnji mundësi që Kosova m’u anëtarësue në Interpol dhe e kanë tërheq kërkesën.

Kështu shkruen gazeta serbe ‘Telegraf’ tue theksue se sesioni i këtij viti në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit asht i nji randësie të veçantë për Serbinë meqë institucionet e Prishtinës nuk kanë aplikue për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic dhe ai i Mbrendshëm serb, Nebojsha Stefanovic qysh në fillim të Qershorit ishin pajtue me marrë masa për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës n’UNESCO dhe Interpol.

Mos-aplikimin e Kosovës për me hy në Interpol, Stefanovic e sheh si fitore për Serbinë.

“Fitore e madhe diplomatike e Serbisë. Me ndihmën e miqve Kosova u tërhoq dhe nuk aplikoi për me hy në Interpol”, ka shkrue Stefanovic në Twitter.

Shperndaje në: