Moska zyrtare: Qe kush janë fajtorë për fitoren e ‘koalicionit të luftës’ në Kosovë

Për zgjedhjet në Kosovë ka reague edhe Moska zyrtare. Simbas njoftimit zyrtar të Ministrisë ruse së Punëve të Jashtme, rezultati i zgjedhjeve “radikalizon edhe ma shumë udhëheqjen politike kosovare”.

Simbas MPJ ruse, “fajet” për këtë radikalizim i kanë Bashkimi Europian (BE) dhe Shtetet e Bashkuene të Amerikës (SHBA).

Simbas Moskës zyrtare, lshimet dhe privilegjet e BE dhe SHBA e kanë sjellë fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma, transmeton lajmi.net.

“Asht mjaftueshëm të thuhet se shumica e votave i ka fitue i ashtuquejtuni “koalicion i revoleve”, që i ka bashkue komandantët e të ashtuquejtunës Ushtri Çlirimtare e Kosovës e udhëhequn nga Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim që e përcjellë Tanjug.