MPJ: Asht n’interes të vendit shtymja e aplikimit në Interpol

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka sqarue se vendimi për shtymjen e anëtarësimit të Kosovës në Interpol për vitin e ardhshëm asht marrë “mbasi asht vlerësue se nji gja e tillë asht në interes të vendit”.

MPJ shprehet se Interpoli asht tue kalue nëpërmjet rishikimit të procedurave dhe kritereve të anëtarësimit, andaj vlerësuen “në koordinim me vendet e Quint’it, në veçanti me SHBA dhe Gjermaninë, që duhet sqarue këto kritere para se m’u votue aplikacioni i Kosovës”.

MPJ po ashtu thekson se nikoqiri i takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, ka shfaq hezitime për me lejue pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës dhe anëtarët e delegacionit të Kosovës nuk kanë qenë në gjendje m’u pajis me viza.