MPJ, çka thotë për takimet e Vucic me përfaqësuesit e Speciales!

Ministria e Punëve të Jashtme e ka klasifikue si të pakonfirmuem informatën e Ambasadorit kosovar në Beograd, Valdet Sadiku, lidhun me takimet e zyrtarëve të Gjykatës Speciale me Presidentin Aleksander Vucic.

Në nji përgjigje për Express, Ministria e Punëve të Jashtme ka sqarue se kanë udhëzue Ambasadorin me ndjekë ma tutje këtë informacion për me verifikue.

Kanë kërkue edhe prej ambasadave tjerë verifikimin nëse zyrtarë të Gjykatës Speciale kanë pas takime me liderët e Shtetit serb.

“Edhe kjo informatë asht e tillë, jo e konfirmueme por e mbështetun në burime. Prandaj, edhe ambasadori asht udhëzue me ndjekë ma tutje këtë çashtje dhe me kërkue sqarime edhe zyrtarisht se për çka bahet fjalë, ashtu sikurse asht kërkue edhe nga ambasadat tona të tjera që ndërlidhen me çashtjen në fjalë, me ndjek këtë informatë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.