MPJ demanton keq Serbinë: Kosova anëtare me të drejta të plota e WCO’s (dokument)

sputnik kosova

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës informon qytetarët e Kosovës se Serbia me mbështetje të Rusisë ka deshtue për me kontestue anëtarësimin e plotë të Kosovës në Organizatën Botnore të Doganave (WCO), dhe se Kosova ka me qenë përherë aty me të drejta dhe obligime të barabarta si shtet anëtar qysh prej anëtarësimit në Kallnor të këtij viti në Bruksel.

Si konfirmim përfundimtar se Kosova asht anëtare me të drejta të plota, deshmon shpërndamja në takimin vjetor në Bruksel e kërkesave për pagesë të anëtarësisë nga të gjithë anëtarët, ku figuron edhe emni i Kosovës (shih dokumentin).

 

mpj