Muhaxheri: Peja i ka hartat. S’humbim asnji centimeter

Nji ditë mbas vlerësimeve të Komisionit ad-hoc të Ekspertëve Ndërkombëtarë për Demarkacionin me Malin e Zi, Kryeminstri zgjodhi jo pa qëllim me vizitue dy prej komunave në kufi me republikën e vogël: Pejën dhe Junikun.
Madje, në këtë të fundit u raportue se Isa Mustafa u gjuejt me mollë nga nji asambleist i Vetëvendosjes, por Policia e Kosovës e demantoi lajmin.
Mbas takimit me kryetarin e Pejës, Kryeministri tha se opozita nuk ka ma asnji motiv me protestue, sepse nuk kanë asnji argument.

Mustafa shtoi se nuk munden me u humbë 8 mijë hektarë e Komuna e Pejës mos me humbë asnji metër katror.
Ndërsa Gazmend Muhaxheri, tha se Peja asht e vetmja komunë që i ka regjistrat kadastralë, ku dëshmohet se asgja nuk humbet, pamvarësisht anës emocionale.
Në Pejë, Kryeministri vizitoi edhe disa prej biznisve ma të mëdha të zonës, përfshi edhe kompaninë Elkos, ndërsa në Junik, Kryeministri foli për mosrespektimin e Marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë.
Edhe në takimin me kryetarin e Junikut, Agron Kuçi, Kryeministri premtoi përkrahje për projektet emergjente të zhvillimet ekonimik të këtyne komunave.