Mustafa ‘godet’ fort me këtë deklaratë koalicionin PAN

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thanë se Kosovës i nevojitet nji Qeveri me shumicë shqiptare, e cila respekton plotësisht të drejtat e popullatës jo shumicë.

Mustafa, përmes nji postimi në Facebook, ka thanë se “nuk bahet Qeveria e Kosovës me Radoicic’at e Veselinovic’at, as me kumari me ta dhe me krimin”.

 

Postimi i plotë i Mustafës:

 

Të nderuar miq, 

Nuk bëhet Qeveria e Kosovës me Radoiçiqat e Veselinoviqat, as me kumari me ta dhe me krimin. 

Kosovës i nevojitet një qeveri me shumicë shqiptare, e cila respekton plotësisht të drejtat e popullatës joshumicë.

 
LDK nuk do të bashkëpunojë me ata që nuk zgjedhin mjete për të ardhur në Qeveri, por do të bashkëpunojë dhe do të bashkëqeverisë vetëm me ata të cilët nuk diktohet nga krimi dhe nga Lista Serbe për të qeverisur Kosovën. IM