Mustafa godet Selmanajn lidhun me deklaratën për largim

Duket se deklarimi i Driton Selmanajt për mundësinë e largimit nga LDK’ja nëse kjo e fundit hyn në koalicion me PDK, deklaratë kjo e dhanun në Rrokum Roll tê TV Rrokum, e ka acarue kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafën.

Ai ka thanë se partia që ai udhëheq, nuk vepron simbas kushtëzimeve dhe as simbas shantazheve individuale, tue aludue në kërcënimin e Selmanajt për largim.

‘LDK asht parti e cila nuk vepron as simbas kushtezimeve dhe as simbas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc’, ka thënë Mustafa.

Statusi i Mustafës:

LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtezimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc.
Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së.
Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje. IM

Lexoni deklaratën e Selmanajt:

Selmanaj: Askush nga kryesia e LDK nuk don koalicion me PDK’n, por nëse ndodh e kundërta, unë mbaj përgjegjësi personale dhe kam m’u largue prej LDK’s (video)