Mustafa në rezidencën e Rugovës, takohet me Teutën!

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa nuk ka kallxue për arsyet e vizitës së tij në rezidencën e familjes së Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

I pyetun për arsyet e kësaj vizite Mustafa ka thanë se “nuk ka zor me kallxue”.

Besohet se vizita e Mustafës ka të bajë me nji vizitë të maparshme në rezidencën Rugova të kandidatit për Kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj.

Haradinaj kishte deklarue mbas kësaj vizite përmes nji deklarate për media se kishte marrë mbështetjen e familjes Rugova për krijimin e Qeverisë, njofton Klan Kosova.

Ai poashtu pati thanë se rezidenca e familjes Rugova mbetet e hapun për m’u vizitue nga të gjithë.

Në ndërkohë vazhdimisht ishte raportue se deputetja e zgjedhun e LDK’s, Teuta Rugova kishte arritë nji marrëveshje me Haradinajn për me votue këtë të fundit për kreun  e Qeverisë.

Por ishte vetë Rugova që më pas përmes nji statusi në llogarinë e saj në Facebook tha se krejt kjo u keqkuptue, mbasi ajo ka me qëndrue mbrapa vendimeve të LDK’s.