Mustafa: Rexhepi u konisderue personi ma adekuat me qenë kryeministri i parë i vendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen komemorative kushtue ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi, ka thanë se ai ishte personalitet me kontribut të madh në çlirimin dhe pamvarësinë e vendit.

Mustafa ka thanë se Bajram Rexhepi ka qenë personi ma adekuat për me u ba kryeministri i parë i vendit.

“Mbas kontribut të madh si mjek i UÇK, u konsiderue si personi ma adekuat për me qenë kryeministëri i parë i vendit”, ka thanë ai gjatë fjalimit të tij.

Mustafa ka thanë se Bajram Rexhepi ka me u mbajtë mend si politikan që ka mujt me ju besue dhe që mbante fjalën.