Mustafa takon Pacollin, çka thotë për koalicionin LAA!

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme asht takue me Presidentin e AKR’s, Behgjet Pacolli.

Mustafa ka thanë se koalicioni i krijuem me AKR’n dhe me Alternativën asht i fortë aq sa ishte në ditët e fillimit të tij.

Këto komente ai i bani përmes nji postimi në Facebook, ku theksoi se beson në njerëzit e AKR’s dhe në kompetencën e tyne për qeverisje.

 

 

Postimi i plotë i Mustafës

 

Koalicioni i LDK-së me AKR-në si dhe me Alternativën është i fortë sa në ditët e fillimit të tij.

Qëndrimet e shprehura për tu krijuar qeveria e vendit, janë shprehje e orientimeve shtetformuese të partnerëve tanë dhe këtë LDK nuk e kupton si orientim për thyerje të marrëveshjes së koaliconit dhe perspektivës sonë të përbashkët strategjike.

LDK, jo vetëm në nivel parlamentar por edhe në zgjedhje lokale do të bashkëpunoj ngushtë me AKR-në në shumë komuna si dhe me Alternativën, atje ku gjejmë interes të përbashkët.

Besoj shumë një njerëzit e AKR-së dhe në kompetencën e tyre për qeverisje. Sikurse që besoj se Alternativa do të jetë vlerë shtuese e demokracisë sonë.

Ne ndajmë orientime dhe synime të përbashkëtë për vendin, krijojmë sinergji për suksese që i nevojiten Kosovës. Këtë bindje e kisha edhe sot nga takimi miqësor me z. Behxeht Pacoli.