Mustafa tregon se çka duhet me ba para se me ndodh bashkëpunimi LDK-VV

Kryetari i LDK, Isa Mustafa, ka thanë se me Lëvizjen Vetëvendosjen duhet me bisedue lidhun me programin dhe me çashtjet madhore, të cilat kanë mbetë pa u zgjidhë, derisa shtoi se janë organet e LDK ato që vendosin për nji koalicion të mundshëm.

Por, që para se të vijnë te ky koalicion Mustafa tha se duhet me ba nji analizë të thellë në mënyrë që të mos futen në nji Qeveri që për ta ka me qenë e paqëndrueshme.

“Nuk ka përafrim të qëndrimeve, asht bisedue dy ose tri herë, nuk asht bisedue në mënyrë konkrete në fushën e programit qeverisës se cilat çashtje na duhet m’i kapërcye dhe cilat janë çashtjet penguese. Nuk asht bisedue në mënyrë të drejtpërdrejtë se çka ka me ndodh me liberalizimin e vizave, me Demarkacionin, me bisedimet me Serbinë, me transformimin e FSK në ushtri që po ashtu janë tema të mëdha, të cilat nuk presin edhe nëse presim na, nuk na presin të tjerët. Prandaj, unë pres që këto ditë të hapen këto çashtje, të diskutohen dhe në coftë se na shohim se ka hapsinë që të gjejmë gjuhë të përbashkët për këto tema ta bajmë, në qoftë se jo, atëherë mbajmë pozicionin tonë që na kemi me ndejt në opozitë”, theksoi ai.