Myslimanët e nisin agjerimin e Ramazanit!

Miliona myslimanë nëpër botë e kanë fillu agjerimin e muejit të Ramazanit.

Autoritetet n’Arabi Saudite, vendi prej nga Islami e ka origjiniën, kanë njoftue se Hana e re e Ramazanit asht vënë re mbramjën e djeshme, dhe se mueji i Ramazanit fillon pikërisht aty.

Njoftime të ngjajshme janë ba edhe në Indonezi, vendi ma i populluem në botë me myslimanë si dhe n’Egjipt, Jordani, Qatar, Afganistan dhe vende të tjera.

Myslimanët e përcjellin kalendarin hanor përmes nji metodologjie të vezhgimit të Hanës dhe për këtë shkak disa shtete e fillojnë Ramazanin nji ditë apo dy ma vonë.

Agjerimi gjatë Ramazanit bahet për qëllim që besimtarët të kujtohen për vuejtjet e atyne që konsiderohen me ma pak fat në të mira materiale.