Nanë Tereza i bashkon në Vatikan Rita Orën, Inva Mulën, Ermonela Jahon dhe Ramë Lahajn

Më 3 Shtator në koncertin kushtue kanonizimit të Nanë Terezës ka me interpretue artistët e njohun Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Ramë Lahaj, etj.

Emnat e njohun t’artit shiptar kanë me intepretue më 3 Shtator në koncertin kushtue kanonizimit të Nanë Terezës më Vatikan.

Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Ramë Lahaj, etj do të jenë pjesë e nji mbramje të paharrueshme kushtue figurës së shqueme shqiptare.

Kompozitori David Tukiqi i cili ka kompozue himnin kushtue Nanë Terezës njofton në faqen e tij zyrtare se “himni kushtue Nanë Terezës që unë kam kompozue, titullue “Vals Hyjnor” ka me interpretue në Vatikan më datën 3 Shtator 2016 në koncertin kushtue kanonizimit të Nanë Terezes në 4 Shtator 2016 .

Himni ka me u interpretue nga diva Inva Mula së bashku me orkestrën dhe korin e filarmonisë së Kosovës , drejtue nga mjeshtri Bujar Llapaj.

“Asht kunorëzim i idesë dhe punës së palodhun i gazetares Dijana Toska që mundësoi që Valsi Hyjnor të interpretohet në Vatikan”, thotë Tukiqi.

Mes artistëve të ftuem në koncert do të jetë dhe futbollisti Lorik Cana i cili ka me recitue poezinë e “Nanë Terezës”.

Sekretari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Fatmir Koliqi, tha se viti 2016 ka me u shenue në kishën katolike shqiptare, mbasi që në këtë vit ka me u ba edhe shejtënimi i Nanë Terezës.

Don David Gjugja, nga radio Vatikani tha se “Nanë Tereza asht ikona ku Papa Françesku ka dasht me qenë emblemë e qytetnimit”, sepse simbas tij, Papa ka vlerësue që duhet të ketë shembuj të humanizmit që dha “Nanë Tereza”.