NASA: Asteroidi ‘Bennu’, mundet me goditë Tokën, qe kur!

Shkencëtarët e NASA’s kanë lëshue nji paralajmërim të fortë se nji asteroid mundet me goditë Tokën tue shkaktue vuejtje të mëdha dhe vdekje të shumta.

Agjencia hapësinore amerikane thotë se ka në plan me dërgue nji sondë mbi asteroidin Bennu.

Bennu kalon çdo gjashtë vite pranë Tokës, por në vitin 2135 pritet me vendosë në kurs përplasje me Tokën.

Eksperti i NASA’s, Dane Lauretta tha se qëllimi i sondës ka me qenë me mbledhë të dhana vitale nga asteroidi.

Ata kanë me i shërbye gjeneratave që do vijnë.

Sonda Osiris-Rex ka me mbërri mbi asteroid në vitin 2018 dhe ka me kalue nji vit tue shqyrtue Bennu.

Shkencëtarët shpresojnë me mbledh të dhana mbi mënyrën se si kursi i lëvizjes së asteroidëve ndikohet nga rrezet e diellit.

Bennu e ka diametrin 500 metra.

Nji asteroid i kësaj përplase mundet me shkaktue nji krater deri në 7 kilometër, tue shkaktue dame të mëdha në nji rreze prej 500 kilometrash.