National Geographic: 10 vendet që duhet me i vizitue, asht edhe Kosova!

Armenia, Nikaragua, Nepali, Irani, Kosova, Uzbekistani, Shqipnia, Timori Lindor, Gjeorgjia, Tunizia. Në pamje të parë nuk kanë asgja të përbashkët, janë shtete që shtrihen nga njani kontinent në tjetrin, por gjithsesi e kanë nji të përbashkët.

Revista “National Geographic” i përfshin ato në nji listë tepër të vyeme të vendeve që meritojnë ma shumë turistë.

Sa i përket Kosovës, “National Geographic” e nis përshkrimin e vendit tonë me faktin që këtu mundesh me gjetë vende atraktive për skijim si Brezovica, mandej për kulturën e kafesë në Prishtinë. Në përshkrim për Kosovën, flitet edhe për Prizrenin.