National Geographic: Pamje ekskluzive nga momenti kur u hap varri i Jezusit

Për herë të parë në shekuj, shkencëtarët kanë ekspozue sipërfaqen origjinale të asaj që prej kohësh asht konsiderue si varri i Jezu Krishtit.

Mbas heqjes së pllakës së mermerit, kërkuesit janë befasue nga zbulimi i nji shtrese të mbushun me materiale. Disa orë mbas heqjes së pllakës, ata zbuluen edhe nji pllakë të dyte me nji kryq të gdhendun, pllakë e cila mendohet se asht ajo ku u shtri trupi i Jezusit.

National Geographic ka filmue pamjet e rralla të pa ekspozueme ma parë nga pjesa origjinale e varrit të Jezusit.

“Jam tepër i mahnitun. Po më dridhen gjujtë mbasi nuk e prisja këtë”, thotë Fredrik Hiebert, nji nga arkeologët e përfshimë në projekt.

“Nuk jemi 100 për qind të sigurt, por doket se kemi prova të dokshme që vendndodhja e varrit nuk asht zhvendosun gjatë kohës, diçka për të cilën historianë dhe arkeologë kanë debatue gjatë” ka përfundue ai.