National Georaphic: Nji prej 9 mrekullive që duhet me pa asht edhe Lugina e Valbonës

E famshmja “National Geographic”, rekomandon si nji prej 9 vendeve ma të mira në botë për turizmin e aventurës Luginën e Valbonës.

Mbasi i banë nji përshkrim të gjeografisë së vendshtrirjes së luginës, me pyjet e denduna, ujnat dhe ujëvarat e kaltër, lëndinat me gjelbërimin e tyne në stinën e verës dhe të zbardhuna në dimër, përqendrohet te naltësia e maleve përreth.valbona2_0

Ata përshkruhen si gjigantë e tepër të thepisun që të japin mundësinë për aplikimin e sporteve të alpinizmit dhe aventurës në ngjitjen e tyne. Revista përmend se ky asht nji Park Kombëtar dhe vlerësohet si i tillë me kujdesin që tregohet.

Nji turist aty mund të gjej gjithçka, që nga natyra e virgjën, e ruejtun, peisazhin, mund të ushtroj sported e ujit deri te aventurat alpine.

Nji vend të veçantë në shkrim nxen edhe mikëpritja gastronomia vendase. E veçueme si tradicionale ajo asht bio dhe tepër e ushqyeshme thuhet në shkrim.

ex7meh-ngsversion-1474916404640-adapt-676-1E radhitun ndër 10 destinacionet ma të vlerësueme në botë për turizëm, lugina e Valbonës duhet ruejt dhe investue për të ardhmen e natyrës shqiptare.