NATO dhe Rusia bajne manovra bash te dera jone – ne kufinin e Malit te Zi!

NATO po mban nji stërvitje emergjente në Mal të Zi, ndërsa trupat ruse kanë me marrë pjesë në nji ‘lojë të luftës në Serbi’. Kjo lëvizje vjen bash në mes të rritjes së tensioneve ndërmjet Rusisë dhe Perendimit mbi nji mori çashtjesh gjeopolitike.

Stërvitja pesë-ditore në Malin e Zi, që nisi të Hanën, përfshin përmbytjet luftarake dhe sulmet kimike. Kjo stërvitje përfshin 680 pjesëtarë të paarmatosun nga shtatë vendet e NATO’s dhe 10 vendeve partnere.

Ushtrimi i armatosun 13 ditor në Serbi, i quejtun “Vllaznia Sllave 2016”, fillon të Mërkurën. Ne keto manovra kane me u përfshi 150 paratrupa ruse, 50 forca ajrore, 3 aviona të transportit dhe nji numër i pacaktuem i trupave nga Serbia dhe Bjellorusia, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, transmeton Rrokum TV./ CBSNEWS