NATO planifikon diçka për me i ba ballë ushtrisë ruse

Vendimi i Britanisë për me lanë në Bashkimin Europian, së bashku me nji krizë të migrimit dhe militantizmit islamik ka lanë mbas edhe nji hije frige mbrenda NATO’s që po kërkon me i kundërshtue akuzat se kampi Perendimor po vjetërohet dhe asht i dobët përpara forcave Ruse.

Udhëheqësit e NATO’s kanë me u takue në Warsaw këtë të Premte për me ba nji mbrojtje të hekurt si nji pengesë të re kundër Rusisë tue e kthye këtë mbrojtje të Washingtonit dhe Europës në nji Luftë të Ftoftë tashma.

“Samiti i NATO’s nuk po mbahet për cashtjen e Britanisë”, tha Ian Bond, në Qendrën e Reformës Europiane në Londër.

“Por, udhëheqësit e NATO’s nuk munden me u injorue pasojat e pasigurisë së votimit të Britanisë që me lanë në BE”- shtoi ai.

Por, nga ana tjetër Rusia thotë se vetë Aleanca asht tue rritë rrezikun e nji konflikti ma të gjanë në Europë, tue përmendë modernizimin e madh të NATO’s që dhe shpikjen e sistemit që ndalon raketat në ajër si arsye për me u shqetësue.