NATO po kontrollon hapësinën ajrore të Turqisë

NATO ka fillu sot ta veshtrojë hapësinën ajrore të Turqisë, si masë ndaj konfliktit të vazhdueshëm të armatosun në Siri, informoi sot Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke.

“Bazue në krizën siriane, në ngjarjet e fundit në regjion dhe me masat e akordueme për sigurinë e Turqisë, avionët e NATO’s kanë fillu misionet e kontrollimit të hapësinës ajrore turke”, thuhet në komunikatë të ushtrisë turke.

Simbas kësaj komunikate, parashihet që këto lloje operacionesh do të përsëriten periodikisht gjatë muajve t’ardhshëm.

Në Dhetor të vitit të kaluem, NATO kishte vendos që ta forcojë prezencën e saj në këtë vend kufitar me Sirinë, me argumentin se po i kontribuon garantimit të sigurisë.