NATO po pregaditet për luftë…

Simbas ekspertëve ushtarakë në Rusi, NATO po pregaditet për luftë bërthamore.

Kryetari i Qendrës ruse për analiza gjeopolitike, gjenerali Leonid Ivashov, insistoi se NATO asht tue u pregaditë për luftë me Rusinë dhe atë për nji luftë bërthamore.

Simbas tij, për këtë flet analiza e të dhanave për raportin e forcave mes Rusisë dhe NATO’s në frontin perendimor, shpejtësia e forcimit të aktiviteteve ushtarake në kufijtë e Rusisë dhe dimensioni i plotësimit të teknikës luftarake.

Ivashov tha se për SHBA’të asht me randësi strategjike që me ndalë ringjalljen e Rusisë, por shtoi se Rusia tashma asht nji aktor i randësishëm gjeopolitik dhe se po shendrrohet në nji prej qendrave gjeopolitike në botë.

Ivashov shkoi edhe ma larg, tuee theksuar se NATO nuk po pregaditet për nji konflikt të thjeshtë, por për nji konflikt bërthamor dhe se fjalën kryesore e kanë amerikanët, të cilët po pregaditin inskenimin e nji incidenti, për me nisë konfliktin.