Ndahet hisja e PDK’s në Qeverinë Haradinaj (emnat e ministrave)

Koalicioni i përbamë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën i formuem para zgjedhjeve të 11 Qershorit, po pret qe mbrenda javës se ardhshme m’i formue institucionet e vendit.

Në nji takim të zhvilluem para do dite mes liderëve të këtij koalicioni, ‘Indeksonline’, merr vesh se asht arritë ujdia për ndamjen e dikastereve qeveritare.

Në bazë të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor, PDK’s, i takon 58 përqind e hises në qeveri apo shtatë deri në tetë ministri.

Kësisoj, PDK’s kanë me i takue ministria e Punëve të Mbrendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Integrimeve, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë dhe dy, tri ministri tjera për të cilat ende nuk asht vendosë.

Merret vesh se në rast të zgjanimit të koalicionit me AKR, ministrinë e Punëve të Jashtme mundet me udhëheqë AKR, përkatësisht presidenti i këtij subjekti, Behgjet Pacolli.

E, si emna të mundshëm për m’i drejtue ministritë e PDK’s, përmenden: Memli Krasniqi, Dhurata Hoxha, Arbana Xharra, Uran Ismaili dhe Ferat Shala.